Edhe Man Utd pas Vedat Muriqit

Vedat Muriqi po rritet me hapa të shpejtë në botën e futbollit.

Sport

13/09/2019 16:28

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Muriqi, pati një edicion të jashtëzakonshëm (të kaluarin) me Rizespor, duke tërhequr vëmendje të madhe në Superligën e Turqisë.

Gjatë kësaj vere, lojtari arriti që të siguronte një kalim tek gjiganti turk, Fenerbahce, por duket se ky nuk do të jetë destinacioni më i lartë i arritur nga sulmuesi i Kosovës.

Paraqitjet e tij të jashtëzakonshme me Kosovën nuk u kanë ikur edhe gjigantëve më të mëdhenj në Evropë, dhe duket se ndeshja me Anglinë ishte një mundësi tjetër e madhe për të treguar vetën.

Prestigjiozja turke, ‘Fanatik’, bëjnë të ditur se agjentët e Man United kanë ndjekur nga afër lojtarin, gjatë ndeshjes Angli – Kosovë, transmeton lajmi.net.

Sipas të njëjtave raportime, lojtari do të përcillet edhe në Fenerbahce. /Lajmi.net/