Edhe LDK bën koalicion me AAK’në

Kandidati i LDK’së, Imri Ahmeti do të marrë pothuajse mbështetjen e të gjitha forcave me peshë në këtë komunë në përpjekje për ta mundur kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Bujën.

Lajme

07/11/2013 16:53

Lidhja Demokratike e Kosovës do të zyrtarizojë pas pak çastesh koalicionin e parë për raundin e dytë të zgjedhjeve.

Marrëveshja ka të bëjë me garën për Kryetar të Komunës së Lipjanit, ku kandidati i  LDK’së, Imri Ahmeti do të marrë pothuajse mbështetjen e të gjitha forcave me peshë në këtë komunë në përpjekje për ta mundur kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Bujën.

“Sot, në orën 20:00, Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës  në Lipjan, do të bënë publike zyrtarizimin e koalicionit LDK, IQL, AAK dhe LDD”, thuhet njoftimin e sapo dërguar nga LDK.

Zyrtarizimi i koalicionit do të bëhet në Restoranin “Centrum” në Lipjan.

Në raundin e parë të zgjedhjeve më 3 nëntor, sipas rezultateve preliminare të shpallura nga KQZ,  Kryetari aktual i Lipjanit, Shukri Buja ka marrë 10.436 vota ose          35.88 për qind ndërsa Imri Ahmeti i LDK’së ka marrë 10.274 vota ose 35,33 për qind.

Kandidati i AAK-LDD, Fitim Selimi, ka marrë në raundin e parë 5.968 vota ose 20,52 për qind ndërsa Iniciative Qytetare e Lipajnit 418 vota ose 1.85 për qind.

Vetëvendosje është deklaruar se nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti.