Edhe Lajçak hedh kritika: Tensionet në veri – të panevojshme dhe të palogjikshme

Ndërmjetësuesi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se tensionet e krijuara në veri, janë të palogjikshme dhe të panevojshme. Ai për DW, ka theksuar se zgjidhja e vetme për depërshkallëzim të situatës, është ajo politike, transmeton klankosova.tv. ”Kjo do të thotë se ne kemi një rrugë drejt normalizimit, kemi një program që trajton…

Lajme

31/05/2023 10:19

Ndërmjetësuesi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se tensionet e krijuara në veri, janë të palogjikshme dhe të panevojshme.

Ai për DW, ka theksuar se zgjidhja e vetme për depërshkallëzim të situatës, është ajo politike, transmeton klankosova.tv.

”Kjo do të thotë se ne kemi një rrugë drejt normalizimit, kemi një program që trajton qartë të gjitha çështjet e hapura. Ne filluam ta zbatojmë atë dokument dhe pastaj erdhi kjo, e cila është krejtësisht e panevojshme, por fatkeqësisht krijon pengesa shumë serioze”, tha Lajçak.

Ai vuri në dukje se duhet deeskalim, dhe t’i rikthehet punës për normalizim, për zbatimin e dokumentit.

”Nëse nuk do të kishim një dokument, do ta kuptoja që njerëzit besojnë se diçka e tillë do të ketë sukses. Por ne kemi një marrëveshje, e cila nuk ka qenë kurrë më parë, kështu që realisht duhet t’i kthehemi zbatimit të asaj marrëveshjeje dhe normalizimit”.