Edhe ky objekt është qendër votimi sot në Shqipëri
Në Shqipëri sot po mbahen zgjedhjet lokale, dhe një fotografi që tregon një qendër votimi, dëshmon shumë për politikanët dhe kujdesin e tyre për qytetarët.
Lajme
Shqipëria një ndër vendet më të varfra në Evropë, nuk mund të thuhet se nuk ka shënuar zhvillim nga koha e pas rënies së komunizmit e deri sot.
Vendi edhe pse vazhdon të përballet me probleme të shumta, jeta për qytetarët atje sot është shumë më kualitative se sa më parë.
Por demokracia dhe qeverisja nëpër vite ka bërë që zhvillimi të mos jetë as përafërsisht i njëtrajtshëm në gjithë vendin. Zona të caktuara në Shqipëri, sidomos ato të thellat, vazhdojnë të jetë të harruara, duke mos ndjerë dorën e shtetit.
Shteti duket se kujdeset për këto zota, vetëm në kohën e zgjedhjeve, kur politikanët kanë nevojë për votën e tyre.
Një panoramë e tillë, është edhe kjo e fshatit Margegaj në Kukës.
Aty shihet një objekt në gjendje të tmerrshme, ku qytetarët do të duhet të shkojnë për të dhënë votën e tyre, për t’u dhënë pushtet atyre, që duket se kurrë nuk janë kujdesur për ta. (lajmi.net)