Edhe Kurti “lëshon” Kosovën kur veriu po “vlon”, shkon në Sllovaki

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur të mërkurën në mëngjes në Forumin e Bratislavës. Kjo është bërë e ditur nga një postim në rrjetetet sociale nga faqja zyrtare e “Globsec”, ku thuhet se në qendër të vëmendjes do të jetë: Ardhmëria e Kosovës. “Kryeministri i Republikës së Kosovës, SH.T. Albini Kurti, ka mbërritur në…

Lajme

31/05/2023 10:39

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur të mërkurën në mëngjes në Forumin e Bratislavës.

Kjo është bërë e ditur nga një postim në rrjetetet sociale nga faqja zyrtare e “Globsec”, ku thuhet se në qendër të vëmendjes do të jetë: Ardhmëria e Kosovës.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, SH.T. Albini Kurti, ka mbërritur në Forumin #GLOBSEC2023 në Bratislavë. Dëgjojeni atë më vonë këtë mëngjes në një bisedë me titull: Në qendër të vëmendjes: Ardhmëria e Kosovës”, thuhet në njoftimin e “Globsec”.

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është duke bërë përpjekje që të organizojë një takim ad-hoc mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë.

Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po përpiqet të organizohet në Bratislavë të Sllovakisë.