Edhe Kroacia refuzon propozimin e Vuçiqit

Shefi i Qeverisë kroate Zoran Milanoviq ka deklaruar për mediat vendore se ka refuzuar iniciativën e kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq për një ditë të përbashkët përkujtimi të viktimave të luftës në ish-hapësirën e ish- Jugosllavisë.

Lajme

08/08/2015 16:45

Ai në reagimin e tij, ka thënë se Kroacia nuk i cakton askujt festa dhe ditët zisë, dhe askush atyre nuk mund tu caktojë ato.

“Me respektin e përhershme dhe me ngushëllime, nuk ia caktojmë askujt festat dhe ditët e zisë, ndaj as ne nuk duam të na i caktojë ndokush ato ”, ka thënë Milanoviq, përcjell agjencia kroate e lajmeve Hina. (indeksonline)