Edhe kjo ndodh në futbollin kosovar
Sfida Feronikeli-Drenica u ndërpre për disa minuta për një arsye qesharake.

Sport
Takimi i vetëm që luhet sot në kuadër të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll, ai mes Feronikelit dhe Drenicës, u ndërpre për disa minuta.
E, arsyeja ishte qesharake. Tifozët mysafirë, ata të Drenicës, u vonuan për të arritur në stadium në orën 14:00, kur filloi takimi.
Ata erdhën me vonesë, teksa zyrtarët e këtij takimi ndalën takimin gjersa tifozët drenicas të shikonin dalëngadalë në ulëset e tyre, shkruan Gazeta Express.
Ata erdhën në stadium të gëzuar, duke mos e ditur se skuadra e tyre e zemrës po pësonte 1:0.