Edhe kjo ndodh! Familja nga Ferizaji ftesë publike qytetarëve për dasmë (Foto)

Një famlije fton gjithë qytetarët të jenë të pranishëm në dasëm dhe të shijojnë 'spektaklin'.

Fun

28/08/2015 01:27

Në këtë sezonë të dasmave, kur të gjithëve i vjen rasti të shkojë në ndonjë aheng në familje apo shoqëri, askush në të vërtetë nuk ka kohë të interesohet për dasmat e huaja.

Por, një familje nga Ferizaji ka vendosur që t’i bëjë ftesë publike gjithë qytetarëve për të parë ‘spektaklin’ që do të zhvillohet gjatë një ceremonie të dasmës, transmeton Lajmi.net.

Madje, nusja do vie me helikopter dhe kjo gjë sikur do i bëjë qytetarët edhe më kureshtarë për të qenë të pranishëm në këtë ‘spektakël dasmor’.

Ftesa është vendosur në një reklamë të madhe në rrugët e qytetit./Lajmi.net

11903295_10204725184545332_1125848447_n