Edhe Kijeva kërkon të bëhet komunë

Trendi i komunave të reja, ka prekur edhe fshatin Kijevë të Malishevës. Banorët e këtij fshati dhe rrethinës, kërkojnë të pavarësohen nga Malisheva. 

Lajme

20/05/2014 11:39

Grupi nismëtar për themelimin e Komunës së Kijevës, ka dorëzuar kërkesën për themelimin e Komunës së Kijevës, në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal. 

Sipas tyre, kjo është një kërkesë serioze që përfaqëson vullnetin e mbi 20.000 banorëve të territorit që kërkon statusin e Komunës. 

“Procesi për Themelimin e Komunës së Kijevës ka filluar para 3 muajve, është zhvilluar në saje të bashkëpunimit dhe koordinimit të aktivitetit të përgjithshëm me fshatra”. 

“Fal punës dhe angazhimit të pakursyer të fshatrave është arritur edhe mbledhja e mbi 5.000 nënshkrimeve në formë peticioni, që fuqishëm justifikon vullnetin dhe seriozitetin e kësaj kërkese”. 

“Themelimi i Komunës së Kijevës ka si synim afrimin e shërbimeve më afër qytetarëve, zhvillimin ekonomik, si dhe hapjen e mundësive të reja në të gjitha sferat, për komunitetin e kësaj zone”. 

“Është kërkesë e interesit qytetar, vullnet i dëshmuar i qytetarëve të kësaj zone, nuk është projekt i nxitur apo motivuar nga asnjë subjekt politik apo grupacion i caktuar”, thuhet në një njoftim të Grupit Nismëtar për Themelimin e Komunës së Kijevës. (KP)