Edhe KF Drenica reagon ndaj dënimit të Remzi Ejupit

Kryetari i KF Prishtinës, Remzi Ejupi është dënuar nga Komisioni Diciplinor i FFK-së, shkaku i komenteve të tij lidhur me Federatën.

Sport

14/01/2021 20:57

Remzi Ejupi ishte dënuar për disa komente që kishte bërë për një portalin sportiv “Insporti”, ai u dënua nga Komisioni Disiplinor i FFK-së me pezullim të të gjitha aktiviteteve në klub së paku për një vit, transmeton lajmi.net.

Tani, ka reaguar edhe KF Drenica, të cilët përmes një komunikate të postuar në rrjetin social, Facebook, kanë thënë se është duke u shkelur liria e shprehjes nga FFK.

Më poshtë mund të shihni postimin e plotë të klubit./Lajmi.net/