Edhe Jahjaga e ftuar në Turqi, për 100 vjetorin e Betejës së Galipolit

Sot në Turqi, në Çanakkala, shënohet 100 vjetori njëres prej betejave më të mëdha dhe më të përgjakshme të Luftës së Parë Botërore, e cila u zhvillua ndërmjet ushtrisë së Francës dhe Anglisë nga njëra anë dhe ushtrisë turke, të ndihmuar nga Austro-Hungaria dhe Gjermania në anën tjetër.

Lajme

24/04/2015 11:04

Për të shënuar Betejës së Çanakalasë, e njohur si Beteja e Galipolit, më 24 dhe 25 prill do të mbahen një sërë manifestimesh, ku përpos presidentit të Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, do të marrin pjesë edhe presidentët e 21 vendeve, kryeministra, ministra, ambasadorë dhe zyrtarë të tjerë të lartë të vendeve nga të gjitha pjesë e botës.

Ndër të ftuarit janë edhe një numër i zyrtarëve të lartë nga rajoni, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, zëvendës/kryeministri i Parë i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi; presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani; kryetar i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Mladen Ivaniq; president i Malit të Zi, Filip Vujanoviq; presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov; presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, etj, raporton Alsat M.

Beteja e Gallipolit në Dardanele nisi me 25 prill 1915, pati ndërprehje të herpashershme  dhe përfundoi më 9 janar 1916. Të dyja ushtritë kishin rreth 250.000 trupa në betejë, u vranë 280 mijë nga të dyja anët. Beteja që anglo-francezët e nisën për të siguruar rrugën e Evropës drejtë Azisë përfundoi me fitoren e Turqisë.