Edhe Ilazi i PDK-së për fytyra të reja në politikë
I aderuari në prag të fushatës parazgjedhore në Partinë Demokratike të Kosovës, Ramadan Ilazi ka komentuar me një falënderim deklaratën e ambasadorit të Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff.
Lajme
Në një intervistë për gazetën Zëri, Cliff ka thënë se Kosovës i duhen fytyra të reja në politikë.
“Faleminderit Ambasador”, ka shkruar Ilazi në Twitter, dhe ka shpërndarë intervistën e ambasadorit Cliff.
Ilazi ishte kritikuar për hyrjen e tij në politikë, por ai kishte thënë disa herë se fytyrat e reja i duhen skenës politike në Kosovë dhe se gjërat duhet të ndryshohen më mirë për nga brenda.
“Unë kam hyrë për ta fisnikëruar politikën”, ka thënë Ilazi.