Edhe Hertha Berlin në garë për Milot Rashicën

Numri i skuadrave të interesuara për yllin e Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, vazhdon të rritet.

Sport

25/06/2020 16:59

Është Hertha Berlin që i është bashkuar garës për transferimin e Rashicës nga Werder Bremen, raporton Deichstube, përcjell lajmi.net.

Liverpool dhe RB Leipzig kanë qenë të lidhur me 23 vjeçarin, i cili pritet të largohet nga ‘Weser Stadium’ në fund të sezonit.

Hertha Berlin janë të fundit që hedhur sytë kah Rashica, edhe pse nuk dhet nëse dikush do të mund të paguajë klauzolën e tij prej 38 milionë euro.

Por, largimi i mundshëm i Werder Bremen nga Bundesliga, do të detyronte palën gjermane që të pajtohet me shitjen e Rashicës me një çmim të ulët./Lajmi.net/