Edhe Granit Xhaka n’Trip të Vala-s (Foto)

Futbollisti kosovar Granit Xhaka i cili po shkëlqen në Borussia Mönchengladbach, sot është bërë pjesë e Trip-it të Vala-s.

Sport

29/06/2015 15:17

Xhaka këtë shërbim e ka pranuar nga kryeshefi i PTK-së, Agron Mustafa.

“Graniti një prej futbollistëve më të njohur shqiptar, që nga sot e ka numrin e telefonit 044 34….numër ky që asocion me numrin e fanelës që bart ai në fushën e lojës. Këtë numër, ia dhurova Granitit për t’u bërë pjesë e Trip-it, gjatë një takimi të përzemërt që patëm në zyrën time.
Mbi të gjitha, është një kënaqësi e veçantë ta takosh një futbollist të ri si Graniti, patriot, modest dhe model i rinisë, duke pas parasysh që pushimet e tij mund t’i kaloj kudo që dëshiron ai, por vjen në Kosovë”, ka shkruar Mustafa në Facebook, transmeton ORAinfo.

Mustafa i ka uruar suksese edhe vëllait të Granitit, Agonit i cili është bërë pjesë e Trip-it.

“Shpresoj që edhe vëllau i tij i vogël, Agoni (edhe ky hyri n’Trip ), të ketë një karrierë edhe më të suksesshme se Graniti dhe Taulanti.
Mburremi me ty Granit dhe të falënderoj përzemërsisht në emrin e 2,300 punëtorëve të PTK/VALA. Është një ndihmë e madhe për vetë kompaninë dhe Republikën tonë”, ka shkruar Mustafa.

Xhaka 1 Xhaka 2 Xhaka