Edhe gjiganti gjerman i vihet pas Eriksenit

Christian Eriksen vazhdon të jetë pjesë e spekulimeve për të ardhmen e tij.

Sport

12/10/2019 08:09

Mesfushori danez nuk ka të ardhme te Tottenham Hotspur, me kontratën që i përfundon në qershor të vitit 2020.

Real Madrid prej kohësh janë vënë pas tij, dhe së fundi kjo garë do të bëhet edhe më e ashpër, pas përfshirjes edhe të Bayern Munich.

Sipas Sport1, Eriksen është i hapur për t’u bashkuar me Bayern Munich, përcjell lajmi.net.

Tottenham duhet të mendojnë seriozisht për shitjen e tij në janar, pasi në qershor mund të largohet si lojtar i lirë./Lajmi.net/