Edhe Gjermania kërkon shtyrjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës

Pas SHBA-ve, edhe Gjermania ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës. Këtë kërkesë e ka parashtruar me anë të një postimi në Twitter, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, shkruan lajmi.net. Ai ka thënë se pajtohet me kërkesën e amerikanëve se zgjedhjet duhet të shtyhen dhe se situata aktuale nuk premton mbarëvajtje të…

Lajme

09/12/2022 09:23

Pas SHBA-ve, edhe Gjermania ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës.

Këtë kërkesë e ka parashtruar me anë të një postimi në Twitter, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se pajtohet me kërkesën e amerikanëve se zgjedhjet duhet të shtyhen dhe se situata aktuale nuk premton mbarëvajtje të tyre.

“Jam dakord me kolegun tim amerikan që zgjedhjet duhet të shtyhen. Është e qartë se situata aktuale nuk është e favorshme për mbajtjen e tyre tani”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/