Edhe Fury e Mayweather të “joshur” nga LeBron

LA Lakers me sukses ka arritur ta mbyllë ndeshjen ndaj Atlanta Hawks.

Sport

12/11/2018 21:04

Skuadra nga Los Angeles fitoi me rezultatin përfundimtar 107:106, falë një “ngulitjeje” të James dhe një bllokade në sekondat e fundit të Tyson Chandler.

Më i miri në këtë takim ishte LeBron James, i cili kontribuoi në fitoren e skuadrës së tij me 26 pikë.

Por, ardhja e LeBron tek Lakers, jo vetëm se ka rikthyer tifozët e thjeshtë, por në tribuna po shihen edhe fytyra të njohura sportive.

Boksierët Tyson Fury dhe Floyd Mayweather u panë teksa ndiqnin me vëmendje ndeshjen e basketbollit.

Kujtojmë se Fury do të përballet me Wilder në ndeshjen e ardhshmë, kurse Mayweather është tërhequr nga boksi. /Lajmi.net/