Edhe femrat premtojnë spektakël në automobilizëm

Në kohën kur Kampionati i Kosovës në automobilizëm po bëhet gjithnjë e më interesant, Federata e Auto Sportit e Kosovës ka menduar edhe për një aktivitet tjetër, i cili megjithëse do të jetë një lloj gare, më tepër do të ketë karakter argëtues.

Sport

12/07/2015 08:08

Sot, më 12 korrik, në rrugën “Tirana” në Prishtinë, do të organizohet gara automobilistike në konkurrencën e femrave. Auto Klubi Eurogoma në bashkëpunim me FASK-në tashmë janë në vlugun e përgatitjeve dhe shprehen të bindur se gjithçka do të jetë në nivelin e duhur.

E diela e 12 korrikut pritet të jetë një festë në kryeqytet, pasi përveç garës aty do ketë edhe atmosferë të mirë, për të cilën do të përkujdesen artistë e këngëtarë tanë të ndryshëm.

Pjesëmarrjen në garë e kanë paralajmëruar figura të shumta publike të vendit tonë, përfshirë ato nga jeta politike dhe e estradës.

Eurogoma dhe FASK-ja janë përkujdesur që pjesëmarrëset të kalojnë në mënyrën më të mirë të mundur, ndërsa për më të suksesshmet gjithsesi që do të ketë edhe shpërblime.

Afati i fundit për t’u regjistruar pjesëmarrëset ishte 10 korriku, ndërsa veturat janë kategorizu ar sipas fuqisë së motorit përkatës. Pjesëmarrëset në garë do të paraqiten me veturat e tyre./KosovaPress/