Edhe Federata e Basketbollit e Kosovës nderon Majlinda Kelmendin

21:47 | 6 Dhjetor 2021

Ikona kosovare e xhudos, Majlinda Kelmendi, me një ceremoni shtetërore, sot është pensionuar nga sporti aktiv.

Xhudistja kosovare është nderuar me çmimin ‘Shotë Galica’, për arritjet e saja në fushën e sportit, përcjell lajmi.net.

Përveç Federatës së Xhudos, edhe Federata e Basketbollit e Kosovës ka reaguar për këtë ceremoni.

“Në një ceremoni shtetërore është pensionuar krenaria e Kosovës, Majlinda Kelmendi. Ajo hyri në histori duke fituar medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike për Kosovën.

Majlinda është dy herë kampione botërore dhe katër herë evropiane”, thuhet në shkrimin e FBK.

Kjo konfirmon rrëfimin se Majlinda Kelmendi nuk është vetëm një xhudistë, por ikonë e sportit në Kosovë. /Lajmi.net/