Edhe eurot e metalta të falsifikuara në Kosovë

Në tregun e Kosovës po qarkullojnë shumë para të metalta të falsifikuara.

Lajme

21/03/2019 10:06

Monedha 2 euro është ajo që po falsifikohet më së shumti. Policia e Kosovës ka gjetur në qarkullim disa sosh gjatë ditë së djeshme në Mitrovicë.

“Nga policia është ndaluar dhe shoqëruar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që dyshohet ka vënë në qarkullim monedha që dyshohet të jenë të falsifikuara. Gjatë kontrollimit atij, i janë gjetur dhe konfiskuar njëzetë e pesë copë monedha nga dy euro (25 X 2=50)  të metalta të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Me vendimin e prokurorit, i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, njoftoi policia në raportin ditor. /Lajmi.net/