Edhe Ellie Goulding performon në festivalin më të madh të Ballkanit

Edhe Ellie Goulding performon në në ferstivalin EXIT.

ShowBiz

23/01/2016 11:43

Këngëtarja Ellie Goulding, aktualisht një ndër më të popullarizuarat në botë, do të paraqitet në festivalin EXIT që mbahet në Novi Sad të Serbisë. 29 vjeçarja e cila ka pas vetes dhjetëra çmime dhe disa albume të rëndësishme do të performojë më datën 7 korrik 2016, me ç’rast do t’i këndojë hitet e saj si “Burn”, “Love Me Like You Do”, “Lights”, “I Need Your Love”, “Outside”, “Starry Eyed” etj.

Sivjet Festivali EXIT mbahet më 7-10 korrik 2016 në Novi Sad, ndërkaq aventura muzikore vazhdon në Sea Dance Festival që mbahet në Budvë më 14-16 korrik 2016.

Deri më tash, përveç Ellie Goulding, pjesëmarrjen në këto dy festivale e kanë konfirmuar edhe Wiz Khalifa, Bastille, Stormzy, Lost Frequencies, Solomun, Robin Schulz, Nicky Romero, Zomboy, Wilkinson, Ms. Dynamite, Dub Pistols, Kensington, Feder, Sam Feldt, DJ Hype, Andy C, Modestep, Ivy Lab, Sub Zero, Tommy Four Seven, Antigone, Francois X dhe Shlømo.

Të interesuarit nga Kosova biletat për festivalin mund t’i sigurojnë nëpërmjet e-mailit [email protected] ose numrit të telefonit 049 759 859.