Edhe Edi Rama publikon fotografi me presidentin Biden

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një fotografi bashkë me presidentin amerikan, Joe Biden. Në fotografinë me mbishkrimin “FOTO E DITËS”, janë edhe bashkëshortet e dy udhëheqësve, Jill Biden dhe Linda Rama. Fotografia e tij vjen vetëm pas pak çastesh pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, postoi fotografi bashkë me Prindonin, Joe Biden dhe…

Lajme

22/09/2022 19:02

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një fotografi bashkë me presidentin amerikan, Joe Biden.

Në fotografinë me mbishkrimin “FOTO E DITËS”, janë edhe bashkëshortet e dy udhëheqësve, Jill Biden dhe Linda Rama.

Fotografia e tij vjen vetëm pas pak çastesh pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, postoi fotografi bashkë me Prindonin, Joe Biden dhe Zonjën e Parë të SHBA-së, Jill Biden.

Të dy presidentët pritet të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila do të mbahet në Nju Jork.