Edhe dy të arrestuar lidhur me sulmet terroriste në Stamboll

Autoritetet turke kanë lajmëruar se kanë vënë në pranga dy persona të dyshuar për lidhje të ngushta me kryesit e sulmeve vetëvrasëse në Stamboll javën e kaluar, ku 10 turistë gjermanë mbeten të vdekur.

Bota

20/01/2016 17:22

Me arrestimin e këtyre dy të fundit, numri i të arrestuarve si të dyshuar për sulmet terroriste në Stamboll shkon në 12, raporton AP, transmeton kp.

Dy të dyshuarit, identitetet e të cilëve nuk janë bërë të ditur, u arrestuan të shtunën në qytetin e Sanliurfas, afër kufirit siriano-turk.

Një gjykatë në Stamboll i rëndoi ata me akuzat për vrasje me paramendim si dhe pjesëmarrje në organizata terroriste.

Një sulmues vetëvrasës detonoi një eksploziv më 12 janar afër një grupi turistësh gjermanë, vetëm pak metra larg një xhamie, duke lënë të vrarë 10 turistë, derisa 15 të tjerë mbetën të lënduar.