Edhe Dua Lipa mbështet organizatat që luftojnë racizmin

Këngëtaret shqiptare me famë botërore po përkrahin kauzat për barazi racore.

ShowBiz

06/06/2020 15:41

Artistët janë bashkuar për një kauzë, e cila ka për qëllim ndihmën dhe promovimin e organizatave që luftojnë kauzën, shkruan lajmi.net.

Një prej tyre që përkrah këtë nismë është edhe Dua Lipa, e cila bën thirrje për dhurim të donacioneve në organizatat për të drejtat e komunitetit me ngjyrë.

“Nëse kujdeseni për padrejtësitë që u ndodhin njerëzve me ngjyrë në Amerikë, bashkohuni me mua në dhurimin dhe përhapjen e fjalës. Gjatë javës tjetër, unë jam duke u zotuar të dhuroj dhe rris shikueshmërinë e organizatave si @campaignzero që janë duke punuar për t’i dhënë fund dhunës në polici.

Kontrolloni lidhjen në storiet e mia për më shumë informacion dhe ndihmoni në përhapjen e vetëdijes duke etiketuar një mik dhe duke vendosur një ? në komente. #ARTISTSFORBLACKLIVES”, ka shkruar ajo.

Përveç saj, të njëjtin veprim e bëri edhe Rita Ora dhe shumë yje të tjerë. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/CBEQffIBWrD/