Edhe deputetë me protestuesit, në mbrojtje të “Grupit të Drenicës”

Numri i protestuesve në mbrojtje të ‘Grupit Drenica’ për mos-dërgimin e tyre në paraburgim në veri të Mitrovicës, që janë duke protestuar në oborrin e Qendrës Klinike Universitare, është në rritje e sipër.

Lajme

22/05/2014 09:57

Aktualisht janë rreth 60 protestues, ndërkohë të enjten në mëngjes në mesin e tyre janë parë edhe dy deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës,  Ganimete Musliu dhe Bekim Haxhiu – Kamishi, raporton KosovaPress.

Sipas kësaj agjencie të lajmeve, flitet që qindra protestues të tjerë janë nisur nga Skenderaj që t’iu bashkohen protestuesve, të cilët këtkojnë të shfuqizohet vendimi i EULEX-it për dërgimin e të akuzuarve për krime lufte në burgun e Mitrovicës.

Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë grupuar jo afër protestuesëve, por mbrapa Klinikës Infektive, në një parking të Qendrës Klinike Universitare.

EULEX ka thënë dje së nuk do ndryshoj vendimin e gjykatës për dërgimin e të gjithë ta pandehurve që njihet si “Grupi Drenica” në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicën e veriut, ku për sot është caktuar seanca e parë dëgjimore e shqyrtimit kryesor në orën 09:30 në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.