Edhe Benjamin Emini vazhdon kontratën me KF Llapin

Pas Bujar Idrizit, kontratën prej një viti me KF Llapin e ka vazhduar edhe Benjamin Emini.

Sport

31/05/2019 19:08

KF Llapi në faqen zyrtare të klubit, ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me mbrojtësin e krahut, shkruan lajmi.net.

Njoftimi i plotë i KF Llapit:

ZYRTARE: Benjamin Emini edhe 1 vit bardhekaltër, vazhdon kontratën me Llapin

Podujevë, 31 maj 2019 – Pas Bujar Idrizit, sot kontratën me Llapin edhe për 1 vit e ka vazhduar edhe mbrojtësi i krahut, Benjamin Emini. Emini i cili ka këtë sezon ka luajtur edhe si mesfushor do i qëndroj besnik klubit të zemrës, Llapit edhe për një edicion.

Në edicionin 2018/19, Benjamin Emini me Llapin ka zhvilluar 27 paraqitje, prej tyre 25 si titullar.

/Lajmi.net/