Edhe Bayerni kërkon Busquetsin
Gjiganti bavarez, Bayern Munich është futur në luftë për të siguruar shërbimet e mesfushprit të Barcelonës, Sergio Busquets.
Sport
E përditshmja angleze, Daily Express ka raportuar se gjiganti bavarez është duke kërkuar të sigurojë shërbimet e mesfushorit të Barcelonës.
Për Busquetsin, të interesuar janë shumë skuadra të mëdha angleze, si Manchester United, Arsenali dhe Chelsea.
Mesfushori spanjoll ka kualitete të mëdha dhe njihet si njëri ndër mesfushorët më të mirë në botë, duke u bazuar në atë që ka treguar me Barcelonën në vitet e fundit.