Edhe Bayern i bashkohet garës për De Ligt

Numri i të interesuarve për De Ligt po rritet.

Sport

04/07/2022 20:13

Mbrojtësi holandez ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar nga skuadra e Juventus dhe nuk do të rinovojë kontratë me ‘Zonjën e Vjetër’.

Chelsea është skuadra që e dëshiron lojtarin, por londinezët do të hasin në rivalitet me një tjetër gjigant evropian.

Mediat italiane shkruajnë se skuadra e Bayern Munich është ajo që ka nisur tentimet për De Ligt, transmeton lajmi.net.

Thuhet se mbrojtësi ka kontaktuar me Julian Naglesmann dhe me drejtorin sportiv të Bayern, Salihamidzic.

De Ligt është impresionuar nga planet e dyshes së Bayern dhe mund të jetë pro një kalimi në ‘Allianz Arena’.

Juventus pritet të kërkojë 60-80 milionë euro për mbrojtësin 22 vjeçar. /Lajmi.net/