Edhe Barcelona do t’i frikësohet formacionit të ri të Zidanes te Real Madrid

Zinedine Zidane duket se do të bëjë një revolucion të madh në skuadrën e Real Madridit.

Sport

16/04/2019 08:29

Zinedine Zidane do t’i largojë disa lojtarë, për tu liruar vendin transferimeve të reja.

Trajneri francez ka fituar tri Liga të Kampionëve, por me formacionin që mund ta bëjë në sezonin e ri, mund ta fitojë edhe të katërtën, përcjell lajmi.net nga The Sun.

Raphael Varane, Marcelo, Luka Modric, Toni Kroos, Gareth Bale, Karim Benzema dhe Mariano Diaz, mund ta përfundojnë aventurën e tyre te Real Madrid.

Këta emra do të largohen, për ta financuar transferimin e lojtarëve si, Eder Militao (e kryer), Grimaldo, Declan Rice, Paul Pogba, Eden Hazard dhe Kylian Mbappe.

Më poshtë mund ta shikoni se si mund të duket formacioni i Zidanes për sezonin e ri te Real Madrid. /Lajmi.net/