Edhe Barcelona do të ‘luajë’ në derbin e Madridit

Atletico Madrid ndeshet me Real Madridin në Vicente Calderon, ballafaqim në të cilin në në mënyrë indirekte do të marrë pjesë edhe Barcelona.

Sport

07/02/2015 10:09

Atletico Madrid pret Real Madridin në Vicente Calderon, në derbin e qytetit.

Por, në të në mënyrë indirekte do të marrë pjesë edhe rivali tjetër për titull të kampionit në La Ligë, Barcelona, shkruan e përditshmja sportive katalane “Sport”.

Barcelona gjendet në pozitën e dytë me katër pikë më pak se Los Blancos.

Por, Lionel Messi me shokë do të shpresojnë që Reali të mos shënojë fitore ose të ndalet së paku në një barazim, në mënyrë që ata me fitore eventuale ndaj Athletic Bilbaos, të jenë në gjendje të ngushtojnë disavantazhin.

Reali humb rrallë pikë, andaj Barcelona shpreson që kjo të ndodh sot.