Edhe Angela Martini ka dhuruar një shumë të hollash për qytetarët e Shqipërisë

Angela Martini zbulon shumën e dhuruar për të prekurit nga tërmeti.

ShowBiz

02/12/2019 23:39

Ditën e sotme Angela ka zbuluar se ka dhënë 30 mijë euro, një kontribut shumë i vlefshëm për të gjithë ata që mbetën pa shtëpi pas tërmetit që goditi vendin, shkruan lajmi.net.

Modelja ka publikuar në ‘Instagram’ foto të faturës që tregon shumën e dhuruar dhe ka treguar se këtë gjë nuk e ka bërë për publicitet.

“Tragjeditë qënkan më të dhimbshme kur flasin gjuhën tënde… dhe e vetmja gjë për të cilën lutem këto ditë është Dashuri, Shpresë dhe Dritë për vendin tim. Ndoshta shumë gjëra koha do të na ndihmojë t’i harrojmë, por e sigurt që nuk do të harrojmë këtë forcë dhe solidaritet që kemi treguar ne si komb dhe të gjithë miqtë tanë për ne në këto ditë dhimbje. Prandaj nëse nuk e ke bërë ende, solidarizohu dhe ti – ndihmo dikë të mos jetë vetëm, duke dhuruar në platformën” shkruan Angela. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B5k_OZDH1Nz/