Edhe AAK kërkon nga presidenti emërimin e anëtarëve të rinj të KQZ-së

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar përgjegjësi se pse deri tani nuk janë emëruar anëtarët e rinj të KQZ-së.

Lajme

13/03/2019 11:28

Shefi i këtij Grupi, Ahmet Isufi ka thënë partia e tij kërkon nga presidenti që sa më parë të emëroj anëtarët që janë propozuar për KQZ-në.

“Kërkojmë nga Presidenti që sa më parë të emëroj anëtarët që janë propozuar për KQZ-në duke marrë parasysh pasojat që kemi pasur deri tani sidomos në asambletë komunale, duke qenë se janë të ndërlidhura”, ka thënë Ahmeti.

Të njëjtën kërkesë e bëri edhe Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ai i Vetëvendosjes. /Lajmi.net/