Edhe 2.3 milionë euro nga Gjermania për Termokosin

Sot do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes “Përmirësimi i rrjetit të Ngrohtores qendrore në Prishtinë” për zgjerimin e rrjetit të Termokosit në vlerë prej 2.3 milionë euro ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW).

Lajme

12/07/2018 07:29

Marrëveshja do të nënshkruhet nga ministri i Financave Bedri Hamza dhe drejtori i Zyrës së KfW-së për Kosovë Rene Escheman.

Pjesëmarrëse do të jetë edhe e ngarkuara me punë në Ambasadën e Luksemburgut znj. Anne Dostert, përfaqësues të Ndërmarrjes së Termokosit dhe Ambasadës Gjermane