Edhe 11 boshnjakë të arrestuar për rekrutime në Siri dhe Irak

Trupat e Agjencisë Shtetërore për Hetime dhe Mbrojtje të Bosnjës dhe Hercegovinës kanë arrestuar të  enjten edhe 11 persona të tjerë që dyshohet se kanë rekrutuar të rinj për të luftuar përkrah organizatës terroriste “Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë” (ISIS).

Bota

13/11/2014 16:34

Operacioni i quajtur “Damask”, i autorizuar nga Prokuroria, është zhvilluar në rajone të ndryshme të Bosnjës dhe Hercegovinës, Sarajevë, Zenicë, Kaknjas, Maglajas dhe Zhivinicë.

Sipas Prokurorisë, të gjithë të arrestuarit dyshohen se kanë lidhje me financimin, organizimin dhe rekrutimin e shtetasve boshnjakë, për të shkuar në Siri dhe Irak dhe, rrjedhimisht, për të marrë pjesë në konfliktet e këtyre dy vendeve, duke luftuar në anën e grupeve dhe organizatave terroriste.