Eden Hazard turpëron bashkëlojtarët në stërvitje

Eden Hazard i kanë mjaftuar vetëm pesë minuta në stërvitjet e Real Madrid dhe tashmë po shkakton kërdi në kampin e klubit në Kanada.

Sport

15/07/2019 17:22

Anësori belg, i cili ka nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare me ekipin e Zinedine Zidane, u bashkua me shokët e tij të ri përpara tre ndeshjeve para-sezonale në ditët në vijim.

Dhe duke gjykuar nga këto theksime individuale në Montreal, ai duket të jetë në humor të mirë për të pasur një ndikim të menjëhershëm, transmeton lajmi.net.

Real Madridi do të marrë pjesë në International Champions Cup për të katërtin vit me rradhë.

Ata do të udhëtojnë në Houston në ndeshjen e tyre të parë të turneut më 20 korrik, ku do përballen kundër kampionëve të Bundesligës Bayern Munich. /Lajmi.net/