Ed Sheeran ka vjedhur këngën? Paditet për 25 milionë euro!

Këngëtari dhe kompozitori, Ed Sheeran thuhet se është duke u përballur me një padi prej 20 milionë paund nga ana e Martin Harrington dhe Thomas Leonard – të cilët pretendojnë se kënga e Sheeran “Photograph” është e njejtë si kënga e tyre “Amazing” në vitin 2009 që ishte bërë për fituesin e X Factor të Britanisë së Madhe, Mat Cardle.

ShowBiz

09/06/2016 11:35

“Pjesët  e refrenit të Amazing dhe Photograph ndajnë 39 shënime identike  që do të thotë se shënimet janë identike në fushë dhe kohëzgjatje ritmike” thuhet në padi.

Në padi thuhet gjithashtu se ka ngjashmëri mes fjalëve, stilit vocal, melodisë dhe ritmit që sipas tyre Photograph është kopje identike e Amazing.

Në këtë padi përfshihet edhe bashkëshkruesi i Ed, Johnny McDaid, kompania Sony / ATV si dhe kompania që realizon turnetë e këngëtarit Nathan Cable dhe kompania Ëarner Music Group, transmeton Klan Kosova.

Vitin e kaluar, Robin Thicke dhe Pharrell Williams janë urdhëruar të paguajnë 7.3 milionë dollarë për shkak të ngjashmërive në mes këngëve të “Blurred Lines” dhe “Got To Give It Up” të Marvin Gaye.

Megjithatë, si Robin dhe Pharrell kanë mohuar këto akuza.