Ed Sheeran dominon mbrëmjen e EMA në Milan (VIDEO)

Është mbajtur nata e ndarjes së çmimeve Evropiane të muzikës, MTV Europe Music Awards 2016.

ShowBiz

25/10/2015 23:38

Në Milan sonte është mbajtur eventi i ndarjes së çmimeve muzikore i MTV, Europe Music Awards.

Udhëheqës të mbrëmjes ishin këngëtari britanik Ed Sheeran dhe modelja Ruby Rose, të cilët kanë bërë punë shumë të mirë si ‘nikoqirë’ të spektaklit.

Ai që është veçuar është padyshim Ed Sheeran, artisti i dashur për të gjithë dhe me të gjithë, i cili përveç udhëheqjes, edhe ka performuar këngën më të fundit me Rudimental e madje edhe ka fituar çmim, transmeton lajmi.net.

Ajo që këtë vit i ka munguar këtij eventi ishin yjet më të mëdhenj botëror.

Në mbrëmje nuk ishin të pranishëm divat e muzikës dhe pop yjet e ditëve të sotme si Taylor Swift, Katy Perry, Beyonce e Rihanna e as yje të tjerë që do e bënin më tërheqës e të përfolur parakalimin në tepihun e kuq.

Megjithatë, performancat fantastike nuk kanë munguar. Megjithëse të thjeshta dhe jo me shumë shpërthime, shumë talente të vërtetë kanë zotëruar skenën në Milan, që me hapjen e mrekullueshme nga Macklemore dhe Ryan Lewis.

Justin Bieber ka performuar gjithashtu, e madje ka marrë shumë çmime e ka thyer disa rekorde, super e talentuara Tori Kelly është bërë bashkë me legjendën e muzikës italiane, Andrea Bocelli dhe James Bey ka bërë që publiku të mos ndalet së kënduari për tri minuta.

Vitin tjetër MTV EMA do të mbahet në Holandë./Lajmi.net