Ed Sheeran bëhet i gjallë! (Video)
Pas një pushimi prej një viti, këngëtari Ed Sheeran ka vendosur të kthehet në internet.

ShowBiz
Këngëtari shumë i dashur për publikun në mbarë botën, Ed Sheeran, ka vendosur në fund të vitit të kaluar të bëjë pushim dhe të largohet nga gjithë rrjetet sociale, të mos jetë në evente e koncerte dhe të gjejë veten duke udhëtuar, pa pasur telefonin afër.
E këtij pushimi një-vjeçar i ka ardhur fundi, pasi në mëngjesin e 1 janarit 2017, artisti është shfaqur në të gjitha rrjetet sociale, duke lajmëruar se po sjell muzikë të re, madje këtë javë, përcjell lajmi.net.
Videoja e postuar në faqen e tij në Facebook ka arritur që në pak kohë të marrë miliona shikime, e duket se fansat janë gëzuar tej mase për një këngë të re që Sheeran do të publikojë të premten./Lajmi.net/