Ecën symbyllur nëpër litar

Amerikani “i çmendur”, Nik Wallenda, i përcjellë nga mijëra njerëz, e ka përfunduar me sukses ecjen përmbi litar të çeliktë, të rilidhur për dy rrokaqiejve të qytetit të Cikagos.

Lajme

03/11/2014 11:27

Wallenda, 35-vjeçar, i cili duke ecur mbi litar ka kaluar edhe Kanjonin e Madh dhe Ujvarën e Niagarës, por kësaj radhe, ndryshe nga herët e tjera, nuk kishte ndonjë rrjetë sigurie apo litar tjetër në rast të rënies prej litarit nëpër të cilin ecte.   

Ai së pari eci nëpër litarin që lidhte ndërtesat nga njëra anë e lumit në anën tjetër të tij, dhe më pas me sy të mbyllur eci nëpër litarin që lidhte dy kullat e quajtura  “Marina City”.

Nga njëra anë e lumit në anën tjetër të tij, 152 metra mbi tokë, Wallenda eci nëpër litar për gjashtë minuta e 52 sekonda, ndërkohë që era frynte me shpejtësi 40 km/h, raporton BBC, transmeton lajmi.net

Ndërsa ecja me sy të mbyllur mbi litarin që lidhte dy kullat Marina City ishte më e shkurtër, një minutë e 17 sekonda.

Poshtë në tokë, përreth kullave dhe nëpër dritare, mijëra njerëz brohorisnin Wallenda-Wallenda, por shumë prej tyre nuk shikonin përpjetë nga rreziku se mund të ndodhë më e keqja.  

Wallenda, i lumtur që kishte bërë atë që nuk e kishte provuar më përpara, me sy mbyllur iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve, të cilët kësaj radhe ishin të shumtë.