EBU kërkon që RTK të lihet e qetë

Drejtoresha e Përgjithshme e EBU, Ingrid Deltenre, ka adresuar në drejtim të institucioneve të Kosovës një letër, në të cilën shpreh pakënaqësinë me ndërhyrjet që po bëhen nga ana e politikanëve të partive të ndryshme në Kosovë.

Lajme

11/02/2014 19:06

Drejtoresha e Përgjithshme e EBU, Ingrid Deltenre, në një letër adresuar institucioneve të Kosovës, ka shprehur pakënaqësinë, siç ka thënë ajo, me ndërhyrjet që po bëhen nga ana e politikanëve të partive të ndryshme në Kosovë.

Deltenre ka pohuar se deputetët e Kuvendit nga të gjitha grupet politike kanë shtuar presionin mbi RTK’në dhe tek një pjesë e stafit, për të qenë të privilegjuar gjatë mbulimit. Këto përpjekje, thotë ajo, janë të papranueshme.

 

Letra e plotë e Drejtoreshës së Përgjithshme të EBU, Ingrid Deltenre:

I nderuar z. Krasniqi dhe anëtarë të Kuvendit,

Po ju shkruaj në emër të RTK-së, ku organizata ime – Unioni Evropian i Transmetuesve ka luajtur një rol të rëndësishëm në themelim.

Ne në EBU jemi shumë të kënaqur në përgjithësi me mënyrën se si është zhvilluar transmetues publik i Kosovës që nga viti 1999, pavarësisht vështirësive të rënda politike dhe financiare. Lansimi i kanalit RTK 2 ishte një hap i rëndësishëm në drejtim që RTK ti shërbejë të gjithë popullatës. Ne gjithashtu mirëpresim planifikimin e hapjes së kanalit të lajmeve dhe atij për fëmijë si dhe investimeve në teknologjinë e re.

Megjithatë, sipas informatave të mia, deputetët e Kuvendit nga të gjitha grupet politike kanë shtuar presionin mbi RTK-në dhe tek një pjesë e stafit, për të qenë të privilegjuar gjatë mbulimit. Përderisa përpjekjet e tilla mund të jenë të kuptueshme, veçanërisht gjatë një viti elektoral, ato nuk janë të pranueshme. Një transmetues publik ekziston për të bërë atë që e thotë emri I tij, pra ti shërbejë publikut – jo ndonjë partie të caktuara politike apo ndonjë grupi të interesit.

Audienca e RTK-së në krahasim me transmetuesit publik kudo në Evropë, është mjaft e favorshme. Kjo nënkupton besimin të madh të akorduar nga qytetarët për lajmet e RTK-së, dhe për cilësinë e përgjithshme të programeve të saj. Dhe sigurisht kjo është arsyeja pse disa anëtarë të Kuvendit janë të etshëm për të marrë trajtim të veçantë nga RTK-ja.

Vetëm 18 muaj më parë, e gjithë anëtarësia e EBU-së miratoi unanimisht gjashtë vlerat thelbësore të mediave në shërbim të publik: universaliteti, pavarësia, përsosmëria, diversiteti, përgjegjshmëria dhe inovacioni. Një nga më të rëndësishmet mes tyre, e ndoshta më e rëndësishmja është pavarësia, e në veçanti pavarësia editoriale.

Anëtarët e EBU-së, transmetuesit public të Evropës, po përpiqen që të jenë plotësisht të paanshëm dhe të pavarur nga ndikimet politike, biznesore dhe ndikime të tjera. Të lirë për të sfiduar të fuqishmit, duke kontribuar drejt një në një shtetësi të informuar qytetarët.

Programet dhe studio e RTK-së janë të hapura për përfaqësuesit e të gjithë sektorëve të shoqërisë kosovare, duke përfshirë pakicat dhe partitë politike si dhe përfaqësuesit e tyre. Por për këtë vetëm gazetarët dhe redaktorët e RTK-së duhet të vendosin duke ushtruar gjykimin e tyre profesional editorial, për të vendosur se kur dhe cila çështje duhet të jetë e mbuluar, dhe kënd duhet ftuar në programet e tyre – natyrisht në një perspektivë të balansit dhe të shërbimit për të gjitha segmentet e shoqërisë.

Në fund, mesazhi im është i thjeshtë: T’i leni profesionistët e RTK-së të qetë që ta bëjnë punën e tyre në përputhje me parimet dhe vlerat e medias së pavarur të shërbimit publik!

Unë gjithashtu shfrytëzoj këtë mundësi për të ngritur përsëri çështjen e pronës të cilën e adresova kohë më parë në vitin 2011, dhe e cila ende mbetet e pazgjidhur. Asetet fizike të paraardhësit të RTK-së, Radio Televizionit të Prishtinës, urgjentisht duhet të caktohen ligjërisht për RTK-në. Vetëm kur kjo të ndodhë RTK do të ketë sigurinë ligjore dhe drejtuesit e saj do të mund të menaxhojnë lirshëm dhe në mënyrë efikase.

Ky është një vit i rëndësishëm për Kosovën, dhe për RTK-në. Qytetarët do të zgjedhjin përbërjen e re të Kuvendit. RTK-ja do të luajë një rol të rëndësishëm në raportimin për çështjet e ndryshme dhe kandidatët – dhe ata duhet të lejohen ta bëjnë këtë në mënyrë të pavarur dhe të përgjegjshme, në përputhje me standardet e vendosura për mediat e shërbimit publik në Evropë.

RTK-ja gjithashtu ka plane ambicioze të hapë kanale të reja për t’i shërbyer publikut më mirë përderisa vendi përgatitet për digjitalizim vitin e ardhshëm. Unë ju bëjë thirrje për t’i dhënë transmetuesit tuaj publik mbështetjen e duhur politike dhe financiare.

 

(RTK)