E ‘zëvendëson’ gruan me vajzën

Një seri e fotografive tregojnë një burrë të ve, i cili i rikujton fotografitë e martesës dhe çasteve të lumtura me bashkëshorten e tij, duke i bërë të njëjtat fotografi, në të njëjtat skena, me vajzën e tij trivjeçare. Ben Nunery, 34 vjeç, nga Cincinnati, Ohio e SHBA’ve, e humbi bashkëshorten e tij, Ali, në…

Lifestyle

18/12/2013 15:00

Një seri e fotografive tregojnë një burrë të ve, i cili i rikujton fotografitë e martesës dhe çasteve të lumtura me bashkëshorten e tij, duke i bërë të njëjtat fotografi, në të njëjtat skena, me vajzën e tij trivjeçare.

Ben Nunery, 34 vjeç, nga Cincinnati, Ohio e SHBA’ve, e humbi bashkëshorten e tij, Ali, në vitin 2011 për shkak të një kanceri të rrallë, vetëm një vit pasi vajza e tyre e parë erdhi në këtë jetë.

I rrënuar nga vdekja e njeriut më të shtrenjtë në jetë, atij i lindi kjo ide. Ai vendosi ta shiste shtëpinë të cilën e kishte ndarë me bashkëshorten, por para largimit, ai dëshironte ta kishte një kujtim nga jeta që e kaloi aty.

Ai ka thënë për ‘MailOnline’ se dëshironte që fotografitë të jenë një kujtim i bukur i së kaluarës, duke i kombinuar ato me dhimbjet që ia shkaktoi vdekja e bashkëshortes. Motra e Ali, Melanie Pace, e cila punon si fotografe profesioniste, i kishte bërë fotografitë e çiftit katër vjet më parë.

Njëra fotografi e sheh Ben e ali duke pozuar prapa derës së hapur, ndërsa një tjetër fotografi i sheh ata të dashuruar njëri me tjetrin afër dritares. Disa vite më pas, e vogla Olivia e imiton nënën e saj me poza dhe me veshje.

“Mendoj se ajo është shumë e vogël për ta kuptuar se çka po bëjmë. Ajo e di se nëna e saj ka shkar, por unë nuk mendoj se ajo në të vërtetë e di se çka ishte ai seksion fotografish”, theksoi Ben. Ai zotohet se do të bëjë gjithçka, që Olivia të mos e ndiejë shumë mungesën e nënës, duke shpresuar që vajz e tij të rritet e lumtur.