E zbulon mediumi anglez, Rangnick do fitojë dyfishin e asaj që fitonte te Lokomotiva

Trajneri Ralf Rangnick do fitojë dyfishin e pagës, sapo të nis drejtimin e Manchester Unitedit.

Sport

30/11/2021 08:47

“Djajtë e Kuq” dje zyrtarizuan 63-vjeçarin si zëvendësuesi i Ole Gunnar Solskjaer, transmeton lajmi.net.

Tekniku gjerman pastaj do nënshkroi kontratë afatgjatë, ngase ka arritur marrëveshje që të këtë rol si konsulent në prapaskenë.

Sipas Daily Star, Man United i kanë ofruar Rangick rreth 8 milionë euro për vit, që është më shumë se dyfishi i asaj që fitonte te Lokomotiva e Moskës.

Raporti shton se Rangnick fitonte 3.8 milionë euro gjatë kohës së shkurtër si drejtor sportiv te klubi rus.

Michael Carrick që do mbetet pjesë e stafit do qëndrojë në krye derisa Rangnick të arrijë, pra me shumë gjasa do drejtojë edhe ndeshjen ndaj Arsenalit./Lajmi.net/