E zbulon Galliani: Deshëm ta marrin falas Dybalan, por ai nuk pranoi

Drejtori i skuadrës së Monzës, Adriano Galliani, e zbulon një parapskenë që ndodhi gjatë merkatos së verës. Njëri ndër episodet e padiskutuara ishte edhe çështja e Paolo Dybalas, të cilin, ekipi që u ngjit në Serie A, synonte ta merrte me parametra zero. Këtë e tha vetë Galliani, i cili tutje zbulon se lojtari nuk…

Sport

22/09/2022 16:23

Drejtori i skuadrës së Monzës, Adriano Galliani, e zbulon një parapskenë që ndodhi gjatë merkatos së verës.

Njëri ndër episodet e padiskutuara ishte edhe çështja e Paolo Dybalas, të cilin, ekipi që u ngjit në Serie A, synonte ta merrte me parametra zero.

Këtë e tha vetë Galliani, i cili tutje zbulon se lojtari nuk e pranonte një lëvizje të tillë.

“Ne donim të nënshkruanim Paulo Dybala si agjent i lirë, kështu që u përpoqëm ta bindnim atë, por ishte e pamundur nga ana e lojtarit”, tha fillimisht ai.

Ndër të tjera, ai foli edhe për Icardin, për të cilin tha se nuk ishte kurrë afër kalimit te skuadra e tij.

“Mauro Icardi nuk ishte kurrë afër të bashkohej me ne nga PSG, ishte ide e presidentit Berlusconi, por asgjë tjetër”, përfundoi ai. /Lajmi.net/