E vetmja grua bashkëthemeluese e UÇK-së: Luftuan sinqerisht vetëm tre komandantë
Deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Deda thotë se UÇK-ja i ka pas 21 themelues, e ndër ta edhe një grua, që është Diana Rexhepi.

Lajme
Duke postuar fotografi me të dhe duke treguar detaje se çfarë ajo ka bërë dhe u ka thënë kolegëve të saj, Deda ka shkruar se në Kosovë kanë luftuar sinqerisht vetëm tre komandantë. Ata, sipas tij janë : B.B., F.Ll. dhe R.H.
Ja postimi i tij i plotë:
A e dini që UÇK i ka pasë 21 themelues? Dhe, ndër ta, një femër? Ajo është një nga dëshmitaret që për së afërmi ka pasur rol – me një numër shumë të madh të njerëzve të tjerë- si në pavarësimin e Kroacisë, ashtu edhe në çlirimin e Kosovës. Dhe, në verën e 1999 midis Prishtinës i thotë “bashkëthemeluesve” të UÇKsë – atyre që kishin mbetë gjallë- “e keni çliruar Hotel Grandin nga 9 kamarierë serbë, e në Kosovë kanë luftuar sinqerisht vetëm tre komandantë – B.B, F.Ll dhe R.H.” “Çlirimtarët e Grandit” vazhduan me “çlirim të pronave”, “të njerëzve”, Mitrovica u nda, dhe tash 16 vjet pas çlirimit të Kosovës nga NATO, ne ende nuk po dijmë si të lirohemi nga zaptuesit e lirisë. Liria e jashtme është parakusht për të brendshmen, që është e mundshme vetëm në mungesë të frikës. Knaqësi të pij kafe me Diana Rexhepin.