E veshur veç me reçipeta, Anxhelina bën vallëzim atraktiv në TikTok

As Anxhelina Hadërgjonaj nuk i 'rezistoi' TikTok-ut.

ShowBiz

07/04/2020 15:17

Një rrjet i ri social, “TikTok” është bërë shumë i përdorur gjatë këtyre ditëve të izolimit, shkruan lajmi.net.

Atë po e përdorin një numër i madh i fytyrave publike, të cilët sjellin video të ndryshme për fansat e tyre.

Edhe këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj, e cila po qëndron në Amerikë, nuk hezitoi të shfaqej joshëse në një video të realizuar me TikTok.

E veshur me reçipeta, Anxhelina bënte lëvizje provokues në atë video, të cilën e ndau edhe me ndjekësit në Instagram.

Për këtë video, Anxhelina Hadërgjonaj pranoi komente dhe pëlqime të shumta nga ndjekësit e saj. /Lajmi.net/