E vërteta Cher
67 vjeçarja Cher, gjyshja e dance muzikës amerikane, të mërkurën e ka publikuar albumin e 26’të, Closer to the Truth, të parin në 12 vjetët e fundit.

ShowBiz
67 vjeçarja Cher, gjyshja e dance muzikës amerikane, të martën e ka publikuar albumin e 26’të, Closer to the Truth, të parin në 12 vjetët e fundit.
“Është përpjekja ime më e mirë në jetë, prandaj ndjehem e lumtur. Jam duke kënduar më mirë se asnjëherë tjetër dhe këngët janë vërtet të mira. Jam jashtëzakonisht krenare”, është shprehur këngëtarja.
Albumi i ri përfshin këngën “Woman’s World”, një odë disco-pop dedikuar grave të fuqishme, por edhe këngë të kompozuara nga Pink si “Lie to Me”.
Këngëtarja nga Kalifornia u bë e famshme me këngën “I Got You Babe”, në vitin 1965, si pjesë e duetit Sonny & Cher.
Përkundër një armate adhuruesish, që përfshin 1.7 milionë ndjekës në Twitter dhe 500.000 miq në Facebook, Cher është befasuar me interesimin e publikut për albumin e saj të ri.
“Kam 50 vjet që këndoj dhe nuk më ka shkuar mendja se ndokush do ta priste me kaq zell projektin tim”.
Vitin e ardhshëm ajo do ta realizojë turneun amerikan në 49 qytete, gjatë të cilit do të përdorë edhe teknologjitë më të reja audiovizuale.