E veja e Kobe Bryant përlot me fjalët në prag të përvjetorit të vdekjes së tij dhe vajzës së tyre

Vanessa thotë se pavarësisht vështirësive, po mundohet të gjejë një arsye për të jetuar.

ShowBiz

16/01/2021 08:47

Ndërsa përvjetori i vdekjes së Kobe dhe Gianna Bryant po afron, Vanessa ndan betejën e saj të përditshme, për të përballuar një humbje kaq tronditëse dhe duke ofruar disa këshilla, shkruan TMZ, transmeton lajmi.net.

Vanessa thotë … “Pikëllimi është një tufë emocionesh të ngatërruara. Një ditë ju jeni në moment duke qeshur dhe të nesërmen nuk ju duket se jeni gjallë”.

Ajo pastaj flet drejtpërdrejt me njerëzit që e kuptojnë dhimbjen e saj, duke shtuar … “Gjeni arsyen tuaj për të jetuar. Unë e di që është e vështirë. Unë shikoj vajzat e mia dhe përpiqem ta shtyj atë ndjenjë për to”.

Burri dhe vajza 13-vjeçare e Vanessës mbetën të vdekur në një përplasje helikopteri më 26 janar 2020 së bashku me 7 të tjerë, përfshirë pilotin.

Kohë pas kohe, Vanessa ndau përpjekjet e saj për të marrë pjesë dhe për t’u kujdesur për veten dhe vajzat e tjera të Kobe, por ajo kurrë nuk e ka folur kaq hapur për luftën e saj me pikëllimin.

Vanessa e mbylli postimin e saj me një mesazh motivues – “Vdekja është e garantuar, por të jetosh pjesën tjetër të ditës jo. Gjeni arsyen tuaj”. /Lajmi.net/