E veja e Kobe Bryant nuk gjen qetësi, dramë e re në familjen e saj

Vanessa Bryant përballet me një situatë të vështirë në familje.

ShowBiz

23/09/2020 10:17

Vanessa Bryant në fillim të këtij viti pësoi goditjen më të madhe, duke humbur bashkëshortin dhe vajzën, shkruan lajmi.net.

Ndërsa, tani ajo përballet me një tjetër situatë aspak të këndshme, kësaj radhe ka të bëjë me një mosmarrëveshje në familje.

Nëna e saj, Sofia Lane, ka drejtuar publikisht akuza për Vanessën në një intervistë, ku thotë se ajo e nxori jashtë dhe ia kërkoi makinën.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Vanessës, e cila shprehet e habitur se si e ëma e saj ka mundur të flasë negativisht për të kur gjithmonë kishte përkrahjen e tyre dhe përmendi gjërat që pretendon se nuk ishin të saj.

https://www.instagram.com/p/CFSvY9-BGXj/?utm_source=ig_embed

“Bashkëshorti dhe vajza ime u ndanë nga jeta papritur dhe përsëri nëna ime pati kurajën të japë një
intervistë duke folur negativisht për mua dhe duke qarë për një makinë dhe shtëpi që nuk ishin të sajat. Ajo ka boshatisur apartamentin, bizhuteritë e mobileritë për ta bërë të duket sikur nuk e ka suportin tim”, tha Vanessa. /Lajmi.net/