E turpshme: Ja si gjyqtarët ia kanë vjedhur fitoren legjendës Manny Pacquaio (FOTO)

Boksieri australian, Jeff Horn, pas 12 raundeve me vendim të gjyqtarëve arriti të mposht Manny Pacquaio.

Sport

03/07/2017 11:51

Lufta mes Horn dhe Pacquaio, ishte ngjarja kryesore në fundjavë në Brisbane.

Australiani me vendim të gjyqtarëve, mposhti Pacquaion për të marrë titullin e botës në WBO në peshat e lehta.

Ndonëse Horn për këtë fitore bindi gjyqtarët, në rrjetet sociale ka pasur reagime të mëdha, duke besuar se fitoren e meritoi boksieri nga Filipinet.

Në këto reagime, thonë se gjyqtarët u ndikuan nga tifozët vendas, ku 50 mijë tifozë në sallë çdo goditje të Horn e shoqëruan me brohoritje të mëdha.

E statistikat nxjerrin të kundërtën, ku shihet se Pacquaio ishte shumë më efektiv se Horn, gjë që ka shtyrë edhe reagimin e Lennox Lewis./Lajmi.net/

st-12