E turpshme çfarë i ka bërë Roma legjendës Daniele De Rossi

Daniele de Rossi ka njoftuar se do të largohet nga Roma në fund të sezonit, pas qëndrimit 18 vjeçar në klub.

Sport

14/05/2019 16:35

Edhe gjithë karrierën e kaloi në këtë klub, Roma nuk ka shprehur gatishmërinë për t’i ofruar kontratë të re 35 vjeçarit.

Drejtori i Romës, Guido Fienga, ka pranuar se klubi vetëm dje e ka njoftuar De Rossin për vendimin e tyre për të mos ia rinovuar kontratën.

Fienga është shfaqur së bashku me De Rossin në konferencë për shtyp të martën, për të shpjeguar motivet e largimit të lojtarit, përcjell ‘lajmi.net’.

Roma i ka ofruar De Rossit pozita tjetër në klub, duke e shtyrë drejt një pensionimi të detyruar.

Ish reprezentuesi i Kombëtares së Romës, nuk a ka ndërmend të pensionohet nga futbolli, dhe karrierën pritet ta vazhdojë në MLS./Lajmi.net/